Nëpërmjet një deklarate për median nga presidenca e Kosovës, mësohet se Vjosa Osmani, zyrtarisht është emëruar presidente e vendit siç e parashikon Kushtetuta.

Në njoftim thuhet se detyrën e ka marrë nga stafi i presidencës, derisa ajo do të flas para mediave në ora 17:00.

Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës. U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00’, shkruhet në këtë njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu