Mitingu i djeshem ne vazhden e protestave te perditshme qe kane ndermarre perfaqesuesit e Forumit per Mbrojtjen e Teatrit, ka patur nje element te vecante ne zhvillimin e tij.

Aktivistja Mirela Karabina ka lexuar emrat e te gjithe anetareve te Keshillit ilegal Bashkiak te Tiranes, te cilet kishin votuar per shembjen e kompleksit te godines teatrore.

Zonja Karabina ka lexuar nje per nje te gjithe anetaret e Keshillit Bashkiak shoqeruar me funksionet shteterore qe mbajne apo dhe perfitimet prej tyre. Nje prej emrave qe u permend ishte edhe Ornela Cuci zv ministre e Turizmit dhe Mjedisit e cila e mban kete post prej 3 vitesh. Momentin kur eshte permendur emri i saj turma ka reaguar me pasthirma injoruese dhe aq me shume kur u mor vesh nga aktivistja Karabina, se Ornela Cuci vecse zv ministre, rezulton ne tre bordero shteterore pasi merr rroge ne tre borde pjese e te ciles eshte dhe vendosur nga qeveria socialiste.

Ornela Cuci eshte nga Gjirokastra dhe para se t’i bashkohej Rilindjes se Edi Rames, ka qene ne forume drejtuese ne degen e PD lokale te Gjirokastres prej 2005-2013. Ne tete vite qeverisjeje te PD Ornela Cuci ka qene pergjegjese ne Zyren e Projekteve ne Prefekturen e Gjirokastres madje dhe komisionere ne qendrat e votimit si perfaqesuese e PD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu