Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda është marrë zyrtarisht e pandehur. Mësohet se brenda dhjetë ditësh pritet të hidhet shorti, ku do të caktohet trupa gjykuese dhe seanca e parë, e më pas nis hetimi në themel ndaj ish-zv.ministres

Sot Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e Vodës, duke pranuar kërkesën e SPAK, për ish-zv/ministren. Në seancën paraprake nëpërmjet avokatit të saj mbrojtës Voda ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Kërkesa e saj do shqyrtohet në seancën e parë ku Gjykata e Posaçme do vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e ish zv ministres. Nëse kërkesa e saj pranohet, atëherë ajo do përfitojë 1/3 e uljes së dënimit.

Sipas SPAK ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë. Beu me Majlinda Hasanin janë në masë sigurimi “arrest në shtëpie” për të njëjtën akuzë.

Zv-ministrja akuzohet për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Megjithatë mbetet e paqartë sesi ka funksionuar skema dhe tek cilët persona ka ndërhyrë Vodo për t’i siguruar vendin e punës, një prej të akuzuarve, por pavarësisht ndërhyrjes dhe pagesës së bërë, emërimi në detyrë nuk është bërë.

Ajo u hetua nga SPAK për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë një grua në Ministrinë e Brendshme.

Së bashku me Vodën më 13 korrik të këtij viti u arrestuan edhe dy persona të tjerë, pasi ato kanë i kanë ofruar kësaj të fundit përfitimet për pozicionin e punës.