Nga Ylli Dylgjeri

Dita e parë. Erdhi rëndë rëndë në atë detyrë. E kishte sjelle aty një nga partite e koalicionit. Bashkë me të bëheshin 4-ter zëvëndêsa të Ministrit të Financave. E keshtu e filloj punën bashkë me thashethemet në koridoret e ministrisë. Si zakonisht nëpër zyrat e mbyllura te ministrisë ju numruan veset, fisi, fustanet dhe dashnoret.
Takat e saj kërcisnin korridoreve. Here, here, edhe pordhet. Një ditë u ndesha me të në ashensor.

E urova per detyren dhe për te qëne serioz e nxita edhe më tej bisedën sa ashensori të na ngjiste në katin e 4-ter.
-Çfarë do të mbuloni këtu zonja zevëndësministre?
-Nuk e di, akoma nuk ma ka ndarë ministrja!

Deri tani asgjë. Erdhi kati, u hap dera, dolëm të dy. Do kalonin ditët dhe në sytë e zëvëndëses shihej një përtese e hutim. U harruan thashethemet, emri, takat, etj.

Dita e 20-te,

Ndeshemi sërisht në koridor me zevëndesen.
Çkemi shefe, u ambjentove besoj?
-Spo marr vesh asgjë këtu. Isha mirë atje ku isha më parë. Nuk di kush punon në këte Ministri. Të gjithë me thonë po, dhe rrinë zyrave.
-Mos u mërzit, kështu e kanë zyrat. Burokracia.
-Aman nuk po marr vesh kush punon ketu?
– Duro shefe, meqe me pyete po te sqaroj: ketu punon vetem ashensori!

Dita e fundit,

Takohemi sërisht te dera e daljes së Ministrisë
Ika, kishe te drejte Ti. Nuk do ta harroj çme ke thene!
Ç’mu desh mua ketu? Ne kete Ministri vertete punonte vetëm ashensori…
Mirupafshim e suksese ne jete shefe…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu