Zv/kryeministri, gjirokastriti Arben Ahmetaj ka dalë sot para mediave për të prezantuar vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ai u pyet nëse përveç mbrojtjes së familjarëve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike ka një plan dhe për biznesin e madh, por tha se dy pikat kryesore të planit janë furnizimi me energji elektrike si dhe mbrojtja e këtyre dy shtresave, konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël.

Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit. Pika e parë që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me furnizimin me energjinë elektrike. Pika e dytë ka të bëjë me mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjarët dhe biznesin e vogël. Për pjesën tjetër ka një reformë, një skedë që do vazhdojë ashtu siç ka qenë e planifikuar. Nuk do rriten çmimet për familjarët dhe biznesin e vogël.

Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë elektrike. Jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse furnizimi dhe në botë ka qenë me problematika”, deklaroi Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu