Këtë të diel do mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dhe zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, thotë se Policia e Shtetit është në gadishmëri dhe se përgatitjet kanë nisur që në dhjetor të 2020.

”Përgatitja e masave ka filluar që në muajin dhjetor. Janë angazhuar 8409 punonjës policie për zgjedhje. Sot përfundon shoqërimi i materialeve zgjedhore në 92 komisioneve zonale. Nuk ka asnjë problematikë deri më tani.

Theks të veçantë mori trajnimi i Policëve”,-tha Dervishaj gjatë konferencës për shtyp.

Pasi dha detaje për planin e sigurisë në ditën e zgjedhjeve, Dervishaj u shpreh se deri më 21 prill janë bërë 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhjet.

“Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e procesit. Përgatitjet e këtyre masave kanë nisur që në dhjetor. Policia deri më 22 prill ka angazhuar 8049 punonjës dhe ka garantuar të gjitha aktivitetet elektorale edhe pse në kushte pandemia. Sot përfundon shoqërimi i materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ dhe nuk ka asnjë problematikë. Kemi dërguar në KQZ në afat listën me policët që do të angazhohen gjatë ditës së votimit.

Nga sot ora 14:00 deri ditën e martë do të merren në kontroll për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. Është përgatitur dhe miratuar regjistri i posaçëm për çdo referim për problematikat që mund të hasen gjatë procesit dhe është i aksesueshëm nga KQZ dhe subjektet.

Deri në 21 prill, gjatë fushatës janë evidentuar 30 referime në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhje. Po hetohen me përparësi veprat që prekin zgjedhjet e lira dhe shitblerjen e votës. Bashkëpunimi me OSBE-ODIHR ka qenë permanent”, tha mes të tjerash Dervishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu