Ambasadori i BE, Luigi Soreca bëri sot thirrje për konsensus mes klasës politike, ndërkohë që prej javësh heshti edhe kur shefat e tij në BE i bënin thirrje Edi Ramës të mos rrëzonte konsensusin për reformën në drejtësi.

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar për qëndrimet e paqarta të ambasadorit të BE duke i bërë thirrje që të vendos nëse është për Shqiprinë në Europë, apo për Shqipërinë në gropë.

Ja reagimi i Dylgjerit:

“Zoti Soreca duhet ta ndajë një herë e mirë: A është me Shqipërinë në gropë apo me Shqipërinë në Europë, duhet ta ndajë; a është me Komisionin Europian apo me Qeverinë Rama, a është me Gramoz Ruçin apo Mcalisteri, a është me Elisa Spiropalin apo Angela Merkelen, a është me David Lega apo Taulant Ballën? Kjo është ajo që dëshiron të di më shumë se 90% e popullit shqiptar”,- shkruan Dylgjeri në një postim në Fb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu