Kryetari i Bashkise Gjirokaster, Flamur Golemi, ka reaguar pas ngjarjeve te fundit te zjarreve, ku pati edhe nje viktiime.

Permes nje postimi ne fb, Golemi ka shprehur ngushellimet per familjaret e te ndjerit, si dhe i ka bere thirrje autoriteteve, qe te vendosi para pergjegjesise shkaktaret e situates ne fjale.

Ja reagimi i plote i Golemit:

E pazakontë ajo që po ndodh në Gjirokastër, ku për fat të keq patëm edhe humbje në jetë njerëzore.

Shpreh ngushëllimet për familjen Haxhiaj, që duhet të gjejë kurajo për të përballuar dhimbjen e thellë.

Ndërkohë përsëris apelin për banorët e fshatrave që rrezikojnë nga flakët, të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencave civile për t’u evakuuar. S’ka asgjë më të shtrenjtë sesa jeta. Nuk duhet neglizhuar rreziku që kanoset nga flakët.

Bashkia Gjirokastër do të marrë përsipër akomodimin e përkohshëm të familjeve të evakuuara derisa të normalizohet kjo situatë. Të gjitha strukturat janë në terren për të bërë gjithçka munden për shuarjen e zjarrit.

Rikujtoj autoritetet e tjera shtetërore t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit për këdo që ka përgjegjësi për zjarrvëniet.

Ata që luajnë me zjarrin, meritojnë të ndëshkohen me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, zjarr dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, mal dhe qiellMund të jetë një imazh i zjarr dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i zjarr dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i në këmbë, zjarr dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu