Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

U blene 100 mije teste te shpejta imunologjike duke u shpenzuar 150 M leke te reja me TVSh, kur kosto e nje te tille ne Gjermani eshte 6,5 E, si dhe do te perdoren vitin e ardheshme dhe 4,5 M Euro, shume pak per depistim.
Ne keto kushte dhe konform gjendjes se vendit strategjia duhej te ishte:
1-Te rriten testet PCR gratis prej 7500 ne dite. Keto aktualisht jane me te konsoliduarat, kapin periudhat e infektimit, diagnostikojne e konfirmojne.
2-Te gjitha testet e shpejta, serologjike ose ato me material nga fyti me sensivitet 91,4%, sic kemi kerkuar te liberalizohen duke u konsideruar si mbeshtetese per depistim, orientim, konfirmim imunizimi, perdorim vetjak.
3-Mjeku i familjes te vihet ne eficience i mbrojtur e pajisur, duke u garantuar rimbursimi i shpenzimeve ambulatore per qytetaret, pavaresisht “tamponit”.
4-Te aktivizohen spitalet kryesore periferike per kete perballje.
5-Te aktivizohen Reanimacionet ne qender e periferi. Ministria u mburr se jane 483 respiratore, kur realisht ka ne dispizicion te ketyre te semureve reth 20 poste reanimacioni jashte standarteve europiane.
Posti i Reanimacionit eshte me shume se respiratori. Prandaj kemi insistuar per blerjen e reth 150 posteve te gateshme;
Jo te gjithe respiratoret qe flitet perdoren ne reanimacion, sidomos per keta te semure. Per ECMO as behet fjale.
7-Kryefjala aktuale: Sigurimi sipas cilesise e sasive Europiane te vaksines Covid dhe jo sipas atyre Afrikane!
Meqe Ministria tha se kjo lidhet me certifikimin, po i them se vaksinimi po fillon me Pfizer e se deri reth fillimit te janarit do te certifikohen nga EMA e FDA tre vaksinat kryesore. Por problemi qendron ne mungesen e plote te kontratave nga ne, si dhe ne mungesen e pregatitjeve per vaksinim, per te mos folur per nje kalendar konkret, elemente qe prej shtatorit i kemi kerkuar.
Kjo situate nuk zgjidhet as me ndonje vajtje a foto te Rames ne ShBA dhe as mund te fshihet gjate me spekullime!
Te shpresojme ne zemergjeresine e partnereve tashti!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu