Ish deputeti i LSI per Qarkut Gjirokaster, Vangjel Tavo, ka reaguar permes nje shkrimi ne fb ndaj shkeljeve te bera ne 25 prill ne zgjedhjet per Parlamentin Shqiptar.

Nder te tjera Tavo thekson, se: ”KAS dhe KQZ të tregohen të paanshme dhe t’u shërbejnë drejtësisë, ligjit dhe Kodit Zgjedhor.”

Ja reagimi i plote i Tavos:

Të dhënat e pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër ku rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.

Gjithashtu KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanas Andrea Kuremeno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi anti-kushtetues, anti-demokratik dhe i qëllimshëm për të sabotuar zgjedhjet për periudhën 2-javore i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Sikurse edhe e kallëzuara në prokurori Eftalia Sotir Beshiri (PS) e cila figuron anëtare e QV ndërkohë që ka hyrë në Shqipëri nga Greqia pas datës së vendosur për karantinim.

Si pasojë e këtij plani diskriminues numri i votuesve në Dropull u përgjysmua nga 5745 në zgjedhjet e vitit 2017, në 2956 më 25 prill 2021. Duke ndikuar kështu ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas Kodit Zgjedhor këto shkelje të dëshmuara duhet të rezultojnë në përsëritjen e zgjedhjeve, sidomos në Bashkinë Dropull pasi urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar shtetasit të votojnë pak ditë para zgjedhjeve e duke e anulluar atë menjëherë pas zgjedhjeve ishte një diskriminim i qëllimshëm anti-kushtetues dhe në shkelje të drejtave të njeriut për shtetasit shqiptarë me banim në Greqi, dhe kryesisht shtetasve të minoritetit grek, dhe banorëve të Dropullit.

Ky diskriminim ndaj minoritetit grek dhe Dropullit nuk ka ndodhur as gjatë viteve të diktaturës.

Për këtë akt të paprecedentë ndaj minoritetit grek dhe shtetasve shqiptarë me banim në Greqi janë informuar instancat më të larta të BE, KE dhe OSBE për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, të drejtave të njeriut, komisionerët e BE, euro-deputetët, dhe të gjitha instancat përkatëse.

KAS dhe KQZ të tregohen të paanshme dhe t’u shërbejnë drejtësisë, ligjit dhe Kodit Zgjedhor.

VT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu