Nuk ka asnje surprize nga KAS. Ndodhi ajo qe pritej. Eshte rrezuar nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), me shumice votash ankimimi i opozites PD-LSI dhe kandidatit te pavarur Kreshnik Merxhani.

Megjithese pati debate disaditore per ceshtjen ne fjale, megjithese parregullsite ishin faktike, perseri gjithcka rezultoi nga KAS ashtu sic parashikohej.

‘KAS për miratimin në zonën zgjedhore të Qarkut të Gjirokastrës, Me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe rrëzimin e ankesës ankimore të paraqitur nga Kreshnik Merxhani.

Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe paraqitet në fletoren zyrtare. Për këtë vendim bëhet apelim në Kolegjit Zgjedhor’, u shpreh anëtari i KAS, Ledio Braho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu