Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Përgjatë periudhës 23.04.2021 – 26.04.2021 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, si më poshtë:

Për veprën penale, Neni 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” –  2 Kallëzime/referime/ ardhur me transferim;

Për veprën penale, Neni 327 “Shkelja e fshehtësisë së votimit” – 2 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” – 3 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht dhe 1 material kallëzues ardhur me transferim;

Për veprën penale, Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik” –  11 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht si dhe 8 materiale kallëzuese të ardhura me transferim;

Për veprën penale, Neni 330 “Pengimi i zgjedhësit” –  1 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 248 “Shpërdorim detyre ne lidhje me aktet ligjore per zgjedhjet” –  7 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 329 “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” – 1 Kallëzime/referime/ ardhur me transferim.

Nga referimet në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për veprat e sipërcituara rezulton se janë regjistruar 8 procedime penale, 18 materiale kallëzuese janë në fazën e verifikimit paraprak dhe 6 materiale kallëzuese i janë transferuar SPAK –ut për kompetencë lëndore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu