Giorgia Meloni duket se do të jetë kryeministrja e re e Italisë, duke u bërë kështu e para grua në këtë detyrë. Sipas mediave italiane koalicioni i qendrës së djathtë Meloni-Salvini-Berlusconi marrin të paktën 114 vende në Senat, që u siguron një qeverisje autonome.

Sipas rezultateve paraprake “Fratelli d’Italia” ia ka dalë të marrë më shumë vota, se partia Lega Nord dhe Forza Italia së bashku, me një rezutat 26%.

Në fjalimin e saj të pare Meloni tha se: “Nëse do të thirremi të qeverisim kombin, do ta bëjmë për të gjithë. Për të bashkuar një popull duke lartësuar atë që na bashkon, dhe jo atë që na ndan. Duke u dhënë italianëve krenarinë e valvitjes së trikolorit”.

Më shumë se 50 milionë italianë votuan të dielën për Parlamentin e ri. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve pritet të shpallet ditën e sotme.