Marash Logu, juristi i Partise Demokratike, përmes një reagimi shprehet se KAS pranoi që të merrte vetëm 3 prova nga ato që disponojnë demokratët.

Ai thekson se këto 3 prova nxjerrin 100 parregullsi në procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ne reagimin e juristit te PD-se bëhet fjalë për parregullsi edhe në Qarkun e Gjirokastrës.

Pjese nga deklarata:

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), me kërkesë të dy anëtarëve Ledio Braho dhe Elvis Cefa, pranoi të merrte vetëm tre prova. Konkretisht:

• Në foton e parë kemi të dhënat e kryqëzuara të pajisjeve PEI për qarkun Gjirokastër. Aty rezulton se shenjat e gishtërinjve të 14 personave janë përdorur për identifikimin e 74 zgjedhësve. E thënë ndryshe, potencialisht 14 persona kanë votuar 74 herë ose mesatarisht 5 herë/secili.

Në foton tjetër kemi vendimin e KZAZ Nr. 82, qarku Gjirokastër për emërimin e anëtarëve të Grupit të Numërimit Nr. 4. Numërues i parë është shtetasi Thanos Andrea Karameno (PS). Ky shtetas rezulton se është futur në Shqipëri nga Greqia, pas datës 19 prill kur u vendos karantinimi 2-javor i personave që vinin nga Greqia dhe Maqedonia.

Vetëm me tre prova të thjeshta, faktohen mbi 100 shkelje flagrante të ligjit. Merreni me mend se sa shkelje të rënda do të zbardheshin, nëse KAS-i, nuk do të sillej si shërbëtor i Edi Ramës dy herë radhazi, por do të pranonte 19 kërkesat tona për marrje provash. Sepse ata e dinë që po i morën provat, do të faktohet para të gjithë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë masakra zgjedhore e 25 prillit.

Megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të vjedhjes më të madhe të shqiptarëve në historinë e zgjedhjeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu