Ka nisur numërimi i votave të para rreth dy orë pas mbylljes së votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për 80 komunat e vendit dhe këshilltarët e tyre.

Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e djeshme ku në disa komuna kanë përfunduar pas orës zyrtare 19:00 në disa komuna për shkak të pjesëmarrjes së lartë.

Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet lokale pjesëmarrja ka qenë rreth 49% ose rreth 846 mijë votues.

Partitë shqiptare, BDI, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë krijuar koalicione multietnike me partitë maqedonase.

Nga numërimi i votave të para në Komunën e Tetovës, kryeson kandidatja e BDI, Teuta Arifi me rreth 26%. Në vend të dytë është Biljal Kasami i Lëvizjes Besa me 22%. Në vend të tretë Vullnet Murseli i Koalicionit për Shqiptarët dhe Alternativa me 12%. Kurse Sadi Bexheti i Partisë Demokratike Shqiptare i katërti me 10%.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur. Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

Kandidatët vijnë nga partitë politike, koalicionet, si dhe kandidatët e pavarur. Në rrethin e parë, për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga personat që kanë votuar, nëse në zgjedhje dalin një e treta nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse, në të kundërtën përsëritet i gjithë procesi zgjedhor për komunën përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu