Ukraina dhe Rusia do të ulen në tryezën e bisedimeve, në ditën e 4-të të luftimeve.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e presidenti Ukrainas, Volodomir Zelenski.

Kjo dakordësi vjen pas ultimatumit që rusët kishin vendosur për ukrainasit, që nese nuk përgjigjen deri sot pasdite, atëhere një sulm masiv do të binte mbi Kievin.

Ndërkohë presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.