Kryetari i Shtetit, Ilir Meta, reagoi pasi mazhoranca u tërhoq nga rrëzimi i dekretit të tij për paketën antishpifje. Meta tha se ky është një hap shumë pozitiv.

“Hap shumë pozitiv, që e përshëndes, se reflektimi i cili i shërben në cdo rast qëllimit më të madh të përbashkët. Eshtë pikërisht mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe garantimi i standardeve demokratike. Nuk është humbje për askënd përkundrazi aq më tepër dihen shqetësimet mjaft serioze të ndërkombëtarëve dhe ky është një moment pozitv”– tha ai.

Po ashtu, Meta shkroi edhe në Fb këto radhë: “Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje”. Reflektimi i sotëm i shërbën një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane.”

Mazhoranca deklaroi se tërhiqet derisa kjo çështje të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu