Burime bejne me dije, se personi qe eshte gjetur i mbytur ne Maricaj te Tepelenes eshte nga Fieri i moshes mbi 50 vjec. Sipas grupit hetimor i cili po punon per identifikimin behet e ditur se trupi ka qene i dale ne breg te lumit dhe deri tani nuk jane konstatuar shenja dhune ne trupin e tij.

Viktima eshte endacak rrugesh dhe shpesh qarkullonte ne drejtim te Greqise. Viktima qe u gjet i mbytur nuk eshte nga zona e Tepelenes por sipas deshmise se bariut qe e gjeti dhe kater personave te tjere nga fshatrat Maricaj dhe Kortëz, ai ishte pare shume here ne zone dhe mendohet se eshte nga zona e Fierit. Familjaret e tij jane thirrur per ta identifikuar .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu