Policia e Tepelenes eshte vene ne ndjekje te autoreve qe shkaktuan vrasjen e Artur Breshes 47 vjec dhe lendimin e vellait te tij Artan Bresha 43 vjec banore te Tepelenes.

Burime policore konfirmojne se ngjarja ka ndodhur ne rrethana krejtesisht te paqarta pasi eshte perdorur arme zjarri ndaj 47 vjecarit Bresha në dalje të qytetit të Tepelenës. Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm hetimor  nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe nën drejtimin e kryeprokurorit Julijan Cafka, po vijohet puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve.

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Në akset rrugore nacionale  dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli nderkohe qe forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të Gjirokastrës po krehin imtesisht zonën me qëllim kapjen e autoreve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu