Është zbardhur dëshmia e babait të 7 vjeçares, Jonada Avdia, e cila u vra nga skafi që drejtohej nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Babai i vogëlushes që humbi jetën në breg të detit, ka dëshmuar në polici, duke treguar se skafi i drejtuar nga Tase e ka ndarë nga vajza teksa ishin duke notuar.

Ai thekson se skafi ka hyrë me shpejtësi të madhe dhe ka goditur vajzën me pjesën e motorit duke e dëmtuar në të gjithë trupin.

Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares.