Gazetarët kanë mundur të sigurojnë dosjen hetimore të mjekut Nazmi Metaliu dhe teknikut të imazherisë Astrit Masnaku, të cilët janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Nga përgjimet ambientale të kryera në ambientet e policisë së Tiranës, dy mjekët bisedojnë në momentin që janë vetëm pasi janë shoqëruar.

Imazheri Astrit Masnaku akuzon mjekun Metaliu për rënien në prangat e policisë, pasi ishte ky i fundit i cili bëri pazaraet me pacientin për t’i marrë 6 mijë lekë të reja për kryerjen e skanerit.

Pjesë nga dosja:

Në procesverbalin e transëkriptit të bisedës ambientale të zhvilluar në Drejtorinë Vendore Të Policisë Tiranë më datë 02.02.2023 ora 12:45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Masnakut rezulton:

Astriti-Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?

Nazmiu: Kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar dhe ty.

Astriti: Ne sikur t’ia bëjmë vetes është tjetër histori, por t’ia bëjmë shokut….

Nazmiu: Pse dua unë me ia bo vetes. Erdhi ai p***i nan*s që e pata bërë para dy javësh dhe sa e bën tha, e i thashë…Paska qenë njeri i pabesë or burrë.

Astriti: Kjo është shoqëria mor burrë, kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke çi bën o Naz.

Nazmiu: Më thoshte hajde me mua, me vra veten.

Astriti: As të flas nuk flas dot më.

Nazmiu: Se mos ketë ndonjë djall këtë, mos fol, m*ti i samës erdhi tek unë dhe më tha hajde merr një kafe, po lëre i thashë unë, po çfarë plehre paska qenë.

Astriti: Po lere atë punë kanë ato, sikur ne kemi punën tonë dhe ata kanë të veten. Ai është në rregull me veten, ai për atë punë ka dalë, s’ke pse e shan faji është i joni.