Pas këtyre dy ditë pa reshje, pritet sërish një përkeqësim të kushteve meteorologjike në vend.

Dita e premte do të rikthejë përsëri reshjet në vend, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut do të jenë të jenë të herëpasherëshem, por intensitet mesatar do të kenë në pjesën e dytë të ditës. Ne zonën veriperëndimore ku aktualisht është situatë e rënduar si shkak i reshjeve të rëna, pritet që sërisht reshjet të jenë me intensitet mesatar.

Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të vijojnë edhe në 12 orët e para të ditës së shtunë, lajmi i mirë është që do të kemi një pauzë të reshjeve prej afërsisht 24 orësh (nga mëngjesi i ditës së shtunës deri të dielën).

Dita e diel do të rikthejë përsëri reshjet e shiut me intensitet të mesatar deri të lartë në veri e jug të vendit.

E gjithë kjo situatë mund të sjelli rritjen e nivelit të ujit në lumenj (Drini, Buna).

Në lartësinë mbi 600 metra në veri dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e borës.

Kjo paqëndrueshmëri do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut e cila do të ndikojë dhe në rritjen e temperaturave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu