Në një intervistë ekskluzive me DW, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbrojtur projektin e debatuar të Mini-Shengenit mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, por ndryshe nga çfarë ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai ka treguar se kjo nismë nuk është brenda procesit të integrimit në BE dhe e nxitur prej saj, por një ide autentike e tre vendeve; Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Në të njëjtën linjë, se ky projekt është një sfidë ndaj BE-së, është deklaruar më herët edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç, gjatë një interviste në një televizion të Beogradit. Që në pyetjen e parë, DW, e ka cilësuar si një “aventurë` këtë projekt për të cilin janë hedhur mjaft hije dyshimi, por Zaev është përpjekur që ta mbrojë.

“Ky është një process autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen. Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse shikoni më nga afër deklaratat e mia për këtë iniciativë, do të vëreni, se gjithmonë insistoj në atë që të përshpejtojmë bashkëpunimin. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm.

Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t’i përshpejtuar këto procese”, ka deklaruar mes të tjerave Zaev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu