Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është i qartë se vendit të tij i duhet një reformë jo vetëm në drejtësi, por edhe në politikë. Por Zaev shprehet se duhet një reformë e besueshme, e cila të mos e lërë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, siç ka ndodhur në Shqipëri.

Duke folur ditën e sotme, Zaev është shprehur se reforma nuk duhet bërë nga politikanët, por të nisë nga politikanët.

‘Qytetarët tanë presin shkundje të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, ministrave, por e gjithë kjo do organizim të mirë. Duke parë rastin e Shqipërisë, duhet thënë se së pari duhet të dimë se sa jemi të përgatitur”. 

“Shqipëria kaloi një proces vërtetë të rëndësishëm dhe tani nuk ka kapacitet t’i përmbushë vendet e lëna bosh dhe kjo nuk duhet të ndodhë tek ne. Tani ata janë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, gjë e cila nuk është e lejueshme. Vetingu është një proces i patjerësueshëm për shoqërinë, nuk po them se atë duhet ta bëjnë politikanët, por duhet të nisë nga ne”, është shprehur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu