Ish deputeti demokrat dhe ish ministri i Jashtem Tritan Shehu shkruan ne nje postim ne fb, se Shqiperia aktualisht eshte nen nje grusht shteti. Shehu e arsyeton kete me mungesen e Gjykates Kushtetuese. Gjithashtu Shehu shkruan se tentativa per te quajtur funksional Kuvendin me nje perberje me te vogel deputetesh se 140 nuk ka asnje baze ligjore per numrin minimal te deputeteve te domosdoshem.

Per me shume ndqini te plote shkrimin e tij:

Tashme vendi eshte nen pushtetin e “Grushtit te Shtetit”, qe po konsolidohet duke na cuar nga autokracia ne diktature.
Sa vite ka Shqiperia pa Gjykate Kushtetuese, pa Gjykate te Larte, a nuk mjaftojne keto per te definuar nje “Grusht Shteti”?!
A nuk eshte Shqiperia me nje Parlament monist antikushtetues me vetem 122 prej nje viti, kur ne cdo demokraci do te mjaftonte vetem nje dite e tille per pershperndarjen e tij e kalimin ne zgjedhje, nqs nuk do te ishim nen “Grusht Shteti”?!

A nuk ka Shqiperia nje Qeverisje Vendore “te klonuarish”, te “votuar” nga me pak se 15% e popullesise ne nje proces antikushtetues, qe do ishte e mjaftueshme edhe ne autokraci per te shkuar ne zgjedhje vendore, pervecse nen “Grusht Shteti”?!
A nuk u zevendesuan ligjet demokratike me disa “Dekrete normative” larg parimeve te familjes sone europiane, si nen cdo “Grusht Shteti!?
A nuk eshte Shqiperia i vetmi vend Perendimor ku ne baze te ketyre akteve Policia e nje “Grushti Shteti”, mund te dhunoje qytetarin, banesen e tij, mjetin, pasurine e tij pa mandat te drejtesise, kur dhe ne diktaturen komuniste nuk ndodhte kjo pa ndonje pacavure te firmosur e vulosur!?

Dhe dicka, a nuk eshte braktisja masive qe po i behet Shqiperise nga qytetaret e saj, nje tipar per vendet nen “Grusht Shteti”?!
Z. Meta, te themi te verteten, Shqiperia eshte tashme nen nje “Grusht Shteti”, dhe ai “Grusht Shteti” mund te frenohet e “groposet”, vetem nqs perceptohet e perballet si i tille nga qyetaret e vendosur.Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu