Nga Ylli Dylgjeri

Zonja Yuri Kim ka nevojë për një Ivy Lee. Kush është Ivy Lee? Pse e ka këtë nevojë zonja Kim? Pse ajo po shqetësohet të përmirësojë marrëdhënien me publikun shqiptar?

Si përfaqësuese e shtetit më të fuqishëm të botës, që zbaton politikën e shtetit të vet, nuk ka pse të shqetësohet se si i ka marrëdhëniet me publikun e nakatosur e varfanjak shqiptar. Na habit pse e ka këtë shqetësim. A mos do të thotë diçka tjetër që ka ndjekur rrugën e “lost in translation” në marrje-dhënien e porosive me DASH dhe kjo e ngacmon të nxitojë të jetë e pranueshme për publikun shqiptar?

Të shpjegohem më qartë. Zonjës Yuri Kim i janë tronditur mardhëniet me publikun shqiptar. Ose siç i thonë në anglisht Public Relations. Këto marrëdhënie po tronditen ditë pas dite, javë pas jave e muaj pas muaji. Zonja Kim së fundi e ka ndjerë edhe vetë ketë shqetësim. Për herë të pare publiku shqiptar po shprehet e po shfaq pakënaqësi ndaj Ambasadorit amerikan në Tiranë. Kjo nuk kish ndodhur më parë, ose kish ndodhur në doza më të vogla.

Qëndrimet anti po dalin në shtyp në takime e kafene: “Zonja ambasadore nuk po ambientohet me publikun shqiptar! Ajo ndihet mirë në relation vetëm me politikanët dhe qeveritarët e njërit krah, të cilët janë të përbuzur nga opinioni publik dhe media më së pakti në 50% të tyre. Politikanët e pushtetit janë bërë të padurueshëm, paçka se DASH i ka përzgjedhur “non grata”-t në krahun tjeter”.

Burimet e informacionit të DASH janë të ndryshme dhe te gjithanshme, por magjistrali i informacionit mbetet Ambasada Amerikane në Tiranë. Ndaj roli i Kim eshte i dukshëm dhe i mjaft i rëndesishëm. Në këtë kuptim zonja Kim ka nevojë për persona smart në ambasadë, njerëz të specializuar brënda apo jashtë SHBA që ta ndihmojnë për daljen nga kjo krizë marrëdhëniesh publike.

Zonja Kim e ka kuptuar dhe vetë këtë mangësi që sot po thërret. Ndaj bën përpjekje ta zbuse këtë krizë duke vënë në dukje me “Njoftime” të sforcuara se qendrimet e saj jane vetëm qëndrime të DASH-it, apo boton CV-në e saj, viziton bashki si Tropoja etj., duke dale e qeshur mes malësorëve, takon e pozon mes fëmijëve e fermerëve etj. Por prapë kjo nuk mjafton!

Nuk mjafton, sepse edhe më parë se të ushtronte ajo detyrën e Ambasadores në Shqipëri, DASH ka bërë deklarata, po ashtu deklarata janë bërë edhe nga liderë amerikanë, por marrëdhëniet kanë qënë të shkëlqyera. Publiku shqiptar e ka dashur shtetin dhe qytetarin amerikan. Flamuri shqiptar e amerikan ka shoqëruar çdo miting. Lumi i emigracionit nuk shteroi kurrë për në vendin e lirisë. Ndërsa sot ka diçka që kërcet. Fjala vjen, nuk ka transparencë, apo nuk merret përgjegjësi, kritere të Public Relation.

Ndaj them se zonja ka nevoje per nje ose disa Ivy Lee. Luftërat dhe fushatat zgjedhore i ftojne këto lloj specialistesh për bashkëpunim dhe përfitim dypalësh. Ivy Lee, njihet në enciklopedi si personi që zhvilloi konceptin e “Njoftimit për Shtyp” dhe që shpjegonte se puna e Marrëdhënieve Publike konsiston në ndihmesën e klientëve për ta bërë mesazhin më të qartë, më të kuptueshëm dhe të dëgjuar më mirë nga publiku.

Pra Marrëdhëniet Publike u konceptuan me dy qëllime: Nga njera anë ndihmonin kompaninë apo institucionin qeveritar të jepnin mesazhe të qarta dhe nga ana tjetër, ndihmonin audiencën të kuptonin mesazhin. Mora këtë emër për të dhënë më thjesht mesazhin, sepse koha e Ivy Lee sot është e largët. Public Relation modern njeh emra dhe autoritete të cilët mundësojne daljen nga krizat në Public Relations.

Uroj të mos jetë edhe ky nënvleftesim perendimor!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu