Irani hakmerret ndaj SHBA-së për vrasjen e  gjeneralit Kasem Sulejamni. Teherani ka sulmuar me 22 raketa balistike dy baza bazat ajërore ushtarake amerikane, ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak. Sulmi ndaj bazave amerikane është kryer rreth orës 01:30 me orën lokale, nga një distancë prej 10 kilometrash. Raportohet se kanë humbur jetën të paktën 80 persona. Sùlmin e kanë marrë përsipër Garda Revolucionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ndërsa lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka deklaruar se sulmet ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak ishin shuplakë në fytyrë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk ka munguar edhe një reagim i Donald Trump, i cili është shprehur se SHBA ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë më mediet u shpreh: “Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij kombëtar të sigurisë,”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu