Më datë 26 tetor pritet në Shqipëri, pikërisht në Bularat do të zhvillohet  një ceremoni përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga  nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.

Për 1-vjetorin e Kacifasit, Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje  16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri. Babis Karathanos është një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia”, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikëpamjet e tij nacionaliste.  “Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!”, shprehet ndër të tjera ai.

Po kështu në njoftim theksohet se shteti shqiptar ende nuk ka ngritur akuzën e vrasjes për policët. ” Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ftesë  shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas për në Vouliarats.

Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.

`Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!”

Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dhe Greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats ku prehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.

Deklarojmë prezentë.

Konstantinos Katsifas i pavdekshëm

  1. Shoqata Vorioepiriotëve
  2. Shoqata “Agios Athanasios”
  3. Rinia e Vorioepiriotëve
  4. Bashkimi i Himariotëve
  5. Lëvizja për Rilindjen e Vorio-Epirit
  6. Rinia e Komunës së Finikion
  7. Federata e Vëllazërisë së Provincës Livadia, Epiri i Veriut
  8. Shoqata Rinore e Epirit të Veriut Lefkadhas
  9. Shoqata Vorio-Epirike e Thesalisë “O PYROS”
  10. Shoqata e Vorioepirit të Zakynthos
  11. Shoqata e Vorioepirit Bolos
  12. Shoqata Dibrioton e Vorio-Epirit
  13. Shoqata e Kostaristëve të Vorio-Epirit
  14. Shoqata e Artistëve Vorio-Epir “EKAVI”
  15. Vëllazëria Alikioton
  16. Shoqata Mbarëkombëtare e Epirit Verior

Konstandinos Kacifas u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu