Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare – të dendura dhe të pasuara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W), me shpejtësi maksimale 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 6/19°C

Zonat e ulëta 8/22°C

Zonat bregdetare 12/22°C

Parashikimi i motit për katër ditët në vazhdim

Dita e martë parashikohet me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës, ato do të mbeten prezente por do të humbasin hera herës intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu