Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen ka deklaruar se janë 200 milion doza të injektuara tashmë tek europianët.
Von der Leyen thotë se çdo sekondë në Europë vaksinohen 30 qytetarë, ndërkohë që e cilëson BE-së si farmacinë e botës.
Ajo shton se janë shpërndarë edhe 200 milionë doza në gjithë botën, teksa deri në korrik shpreson se do të jenë vaksinuar 70% e qytetarëve.
‘’200 milion doza të vaksinave të dorëzuara deri tani në Evropianë. Dhe 200 milion doza të tjera të shpërndara në pjesën tjetër të botës. Hapja dhe drejtësia janë marka tregtare e Evropës. Ne jemi farmacia e botës. Dhe ne krenohemi me këtë.’’- tha Von der Leyen.