Luftetari eshte mundur ne fushen e vet nga shkodranet e Vllaznise me rezultatin e pastert 0-2. Pamvaresisht rasteve te shumta te krijuara nga bluzinjte, porta e verioreve ngeli e paprekur, kjo me shume per paaftesine e sulmuesve gjirokastrite, ku u treguan kaotike dhe te pasakte.

Ligji i futbollit eshte i thjeshte, nese nuk shenon do te pesosh dhe Luftetari pesoi dy të tille, nje nga Malota ne miniten e 85 dhe nje nga Lika ne minuten e 93 shtese, qe do te mbyllte gjithçka.

Tashme mund te themi, se gjirokastritet kane ”ngarkuar mushkat” per rrugetimin drejt kategorise inferiore. Kur nje ekip ka disa muaj qe ka harruar te fitoje edhe ne fushen e vet, aq me teper nuk merr dot as nje pike edhe me ekipin ”konkurent” ne fundrenditje. atehere nuk kemi se cfare te themi, vetem se Luftetari nuk ka kellqe per kategorine superiore.

Gjithsesi thone se shpresa vdes e fundit. Te presim merkaton e janarit, nese do ndodhi ”cudia” me lojtaret qe do merren, ose huazohen.

Pas javes se 14 gjirokastritet e Luftetarit vazhdojne te jene te ”salduar” ne vendin e parafundit me 8 pike dhe javen e ardhshme do te ndeshen me ekipin e Lacit ne fushet e ketyre te fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu