Autoritetet greke në Kakavijë kanë marrë udhëzime nga qeveria greke që nuk do të gjobitet asnjë shqiptar që i mbaron afati i qëndrimit në zonën SHENGEN pas 31 marsit.

Kjo për shkak se nuk kanë pasur mundësi të qarkullojnë si pasojë e ndalimit të lëvizjeve në Greqi, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. Atyre do t’u shtyhet afati i qëndrimit me 1 muaj. Ky udhëzim vjen nje dite pasi 20 emigrante shqiptare u gjobiten per tejkalim afati dhe shkelje te qarkullimit ne kushtet e Coronavirusit ne Greqi.

Ndërkohë, sa i përket situatës në doganën e Kakavijës, aktualisht aty ndodhen 2 emigrantë, një pjesë janë kthyer në Greqi, e ndërsa 10 të tjerë kanë kaluar kufirin në këmbë, për pasojë këta të fundit janë gjobitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu