Një shtetas maroken 30 vjeçar, është prangosur nga blutë e Tepelenës, pasi u kap në gjendje të dehur duke drejtuar një automjet, të cilin e kishte vjedhur në fshatin Vasjar të Memaliajt.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok.

Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi” në të shtetasit E. Ll.

Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokirorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu