Drejtuesi politik i PD-se per Qarkun Gjirokaster Prof.Dr. Tritan Shehu, ka reaguar me viziten e kryeministrit Edi Rama sot ne Tepelene.

Përmes nje shkrimi ne FCB zoti Shehu thekson, se Rama nuk po i kursen premtimet 3D per Tepelenen, ndersa shton se realizimet e projekteve nuk i gjen asgjekundi.

Shehu shprehet, se Rama ishte i vetem ne Tepelene sot, i braktisur ne fundin e tij, nderkohe, qe nuk kurseu ironite as per kryebashkiakun e ketij qyteti, Termet Peçin.

Statusi i plote i Prof.Dr Tritan Shehu:

Rama nuk po i kursen sot premtimet 3D ne Tepelene, neser ne Gjirokaster e Qark, edhe ne prag te ikjes!

Sepse sa per realizimet nuk i gjen gjekundi…

Vetem Termetet ja kane pare hajrin!

Prandaj sot u sorollat ne Tepelene pothuajse i vetem…i braktisur ne fundin e tij!
Ne keto vite aty riparoi nje rruge 1,8 km te gjate, qe i kushtoi shqiptareve 21 M E, dhe tashti e quajne ByPass i Termetit, se By Pass i Tepelenes nuk eshte!

Nuk tha asgje per Rrugen Kardhiq-Delvine, qe dhe mbas dy mandateve nuk e ndertoi dot, as ate qe kishte ngellur, megjithese ne 3 D u mburr shume.

Nuk tha asnje fjale per ate qe te shkosh nga Permeti ne 3 Urat tashti eshte nje “Odise” e vertete!

As per spitalet e Tepelenes e Permetit, ne fakt te mbyllura tashti, apo per ate te Gjirokastres ne atrofizim cdo dite.

Megjithese mburret shume me aeroportet, pse nuk permend ate te Gjirokastres, se paku kur i afrohet fizikisht, nder me te vjeterit ne vendin tone!?
Per te mos folur per papunesine, ndihmen sociale, varferine e thelle, braktisjet masive te Qarkut…

E deri te epidemia Covid, qe po ben kerdine ne ate Qark…as per ate “bomben biologjike”!
Nderkaq deklaroi dy projekte ate te restaurimit te Kalase ne Tepelene….ku do te prishi nje karburant e disa godina.

Dhe neser do te vazhdoje komedia me “by pass-in” e Gjirokastres ku vetem cohen dhe largohen disa makiner per punime ne 3D.
Ndersa ne Sheshin e Cercizit do te paraqese disa foto , perseri ne 3 D te nje “parkimi te nendheshem”….

Sic duket ka vendosur ta cbeje edhe ate Shesh historik ne Gjirokasater, sic veproi me Sheshin Skenderberg ne Tirane!

Cdo tradite, edhe historia vete duhet te zhduket, cdo gje fillon me Ramen!

Fatmiresisht 25 Prilli eshte prane…e gjerat do ndryshojne edhe per Qarkun e Gjirokastres!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu