Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega, deklaroi sot, një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit per ligjet e medias se: “Po përsëris qendrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundëshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart  bazik e minimal për një vend kandidat”.

“Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale, atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës,” tha ai.

Ky reagim vjen në ditën kur Këshilli i Europës publikoi një deklaratë për lirinë e medias. Sipas të dhënave të Këshillit të Europës, publikuar nga Exit.al, viti 2019 ishte viti më i keq për lirinë e medias. Kjo bazuar te numri i sinjalizimeve që janë dhënë për problemet madhore me çështjen e lirisë së medias. Në total vjet u dhanë shtatë sinjalizime.

Sipas Këshillit të Europës, paketa antishpifje përbën një kërcënim për median. Për këtë arsye, ata e kanë çuar paketën në Komisionin e Venecias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu