Vitamina e diellit- vitamina D- është objektivi i radhës i shkencëtarëve që po studiojnë kurat e mundshme kundër koronavirusit.

Sipas Daily Mail, kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell, është esenciale për sistemin imunitar dhe mund të mbrojë kundër infeksioneve respiratore.

Tani shkencëtarët spanjollë kanë nisur një studim dhjetëjavor për të parë nëse vitamina D ndihmon kundër Covid-19.

Shkencëtarët e Universitetit të Granadës po hetojnë nëse dozat e mëdha me vitaminë D mund të trajtojnë simptomat e buta të Covid-19 siç janë dhimbja e kokës, temperatura dhe lodhja. Po ashtu ata po shohin nëse kjo vitaminë ndalon përkeqësimin e pacientëve me koronavirus.

Dyqind pacientë do i nënshtrohen studimit duke marrë çdo ditë doza të mëdha me vitaminë D.

Nëse studimi provon se vitamina D ndalon virusin, ai mund të përdoret për trajtim në komunitet dhe spitale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu