Nje automojet ka marre flake ne qender te qytetit te Gjirokastres. Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:40 minuta kur automjeti tip FORD me targa AA846PT sapo u parkua nga pronari i saj para godines se Pallatit te Sportit dhe menjehere pas 10 sekondave u shfaq tymi e pastaj shpertheu flaka e madhe.

Pronaret e mjeteve aty prane kane nxituar te heqin automjetet e tyre per shkak se mund te rrezikonte perhapja e flakeve tek to. Nderkohe ne vendngjarje kane mberritur menjehere zjarrefikeset te cilat lokalizuan flaket brenda pak sekondave dhe zhdukur rrezikun e perhapjes se zjarrit ne mjetet e tjera aty prane.

Grupi hetimor pas verifikimit ne terren, konstatoi se zjarri u shkaktua nga nje qark elektrik ne sistemin e kondicionimit te ajrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu