JO-ja greke eshte perkujtuar ne 79 vjetorin e saj ne Manastirin e Kelcyres dhe ne fshatin Bularat aty ku prehen eshtrat e 3000 ushtareve greke te rene ne konfliktin italo-grek ne vitet 1940-1941.

Te pranishem kane qene zyrtare te qeverise greke mes te cileve zv.ministri i jashtem grek Kostis Vlasis, ambasadorja Marija Filipidhu, politikane minoritare Vangjel Dule e Vangjel Tavo dhe perfaqesues te qeverisjes vendore. Pasi eshte mbajtur mesha ne perkujtim te ushtareve greke jane vendosur buqeta dhe kurora me lule ne varret e tyre. Ne fjalen e tij pershendetese te mbajtur ne ceremonine e zhvilluar ne Manastirin e Kelcyres, zv ministri i jashtem grek Kostis Vlasis i’u drejtua minoritetit grek në Shqipëri të llogarisin mbështetjen e Athinës.

Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë-eshte shprehur zv ministri i jashtem grek Vlasis.

Me pas ceremonia perkujtimore eshte transferuar ne fshatin Bularat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu