Flaket e zjarrit qe pushtuan kuroren e gjelber te Malit te Gjere, kane shkrumbuar disa ha kullota. Ky eshte bilanci i bere publik nga shefi i PMNZSH Gjirokaster Kujtim Bizhga dhene Jugulajm.net

Sipas zotit Bizhga ne aksionin per shuarjen e flakeve agresive, kane marre pjese te gjithe efektivat e PMNZSH te mbeshtetura edhe nga punonjes se Drejtorise se Sherbimeve Publike.

Ne oret e para te mengjesit te sotem, zjarri eshte vene teresisht nen kontroll. Mjetet rrethanore kane qene ato qe beren te mundur shuarjen e zjarrit pasi mekanika dhe automjetet zjarrefikese e kane patur te pamundur per te operuar ne terren malor-shprehet per Jugulajm kreu i Zjarrefikesve te Gjirokastres Kujtim Bizhga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu