Zjarret e shenuara se fundmi ne Gjirokaster kane qene te pakta dhe normale sipas stines se nxehte te veres ne krahasim me vitet e meparshme ku siperfaqe te shumta toke kane qene nen pushtetin e flakeve.
Forcat zjarrfikese ne Gjirokaster jane ne monitorim te vazhdueshem te vatrave te mundshme te zjarrit tek sa kane nderhyre ne cdo rast menjehere per te evituar perhapjen e flakeve. Sipas kreut te PMNZSH Kujtim Bizhga deri me tani situata vleresohet nen kontroll, por vigjilenca duhet te ruhet.
Ndersa per zjarrveniet e qellimshme te diteve te fundit jane proceduar edhe tre persona. Ajo qe eshte problematike sipas Bizhges vazhdon te mbetet parkimi vend e pa vend kryesisht ne lagjet e siperme te qytetit perfshire ketu edhe punimet e kryera se fundmi per ujesjellesin ku nje pjese e rrugve u hapen. Per kete Bizhga apelon qytetaret te jene me te ndergjegjshem.
Pergjate diteve te fundit jane shenuar disa vatra zjarri si ne fshatin “Asim Zeneli” apo edhe ne Dropull fatmiresisht pa deme njerezore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu