Reparti i PMNZSH Gjirokaster ka ndermarre nje iniciative konkrete ne dhurimin e gjakut duke i’u pergjigjur thirrjes se Bankes se Gjakut te Spitalit Rajonal Gjirokaster.

Iniciativa eshte konkretizuar sot me dhurimin e gjakut te pjestareve te ketij reparti i cili ne periudha te ndryshme te vitit, shuron gjak per nevojat e paplotesuara te Bankes e Gjakut ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres.

Kreu i PMNZSH Gjirokaster Kujtim Bizhga, ka qene ne krye te ketij aksioni human duke dhene vete i pari shembullin konkret e pas tij te gjithe punonjesit e zjarrefikeses. Ne ditet e sotme te Coronavirusit, dhurimi i gjakut ka pasur renie drastike dhe rjedhimisht apelet nga Banka e Gjakut, nuk kane munguar asnjehere. Drejtuesja e kesaj banke Jetmira Bashari, ka apeluar tek banoret e Gjirokastres te dhurojne gjak ne keto dite shume te veshtira pasi eshte nje veprim vecse human, por edhe shpetues jete per cdokend gje gjendet ne pozite te veshtire shendetesore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu