Nje zjarr eshte konstatuar para 20 minutash ne kopshtin “Cicerimat” ne lagjen 18 Shtatori.

Nje shkendije elektrike ne depon e ketij kopshti, ka qene shkaku i flakeve te zjarrit te cilat nese nuk do te nderhyhej ne kohe nga ana e PMNZSH Gjirokaster, do te shkaktonte djegijen totale te godines tri kateshe. Zjarri ka qene aktiv ne pjesen veriore te institucionit parashkollor dhe aty eshte pare fillimisht dalja e tymit cka ka bere qe te lajmerohet menjehere PMNZSH e cila ka ardhur me urgjence dhe beri te mundur eleminimin e flakeve qe ne origjine.

Vecse demeve te imta materiale ne rrejtin perjelles elektrik, nuk jane shenuar demtime te tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu