Banorët e fshatit Zhulat në Njësinë Administrative Cepo, kanë protestuar mbrëmjen e djeshme në qendër të fshatit kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali. Fshati nuk shquhet për pasuri hidrike, por që dhe ai ujë i paktë që egziston, do të t’u merret fshatarëve për të prodhuar energji.

Kjo ka acaruar mjaft banorët të cilët janë vetorganizuar për të protestuar ndaj kësaj masakre mjedisore që do të ketë impakt negativ në të gjithë zonën. Banorët kanë avancuar me kërkesat ndaj qeverisë shqiptare e cila duhet të mos japë leje firmës që ka ndërmend të shfrytëzojë ujët e paktë të rrjedhës së lumit në të kundërt sic thonë ata, cdokush do të lërë kockat në lumë pasi nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre që kanë për të pasur ujë.

Protestat priten të agravohen edhe më tepër deri në bllokim rrugësh apo dhe veprime ekstreme që kanë për qëllim garantimin e mosndërtimit të asnjë vepre hidrike që të prodhojë energji pasi do të shterojë tërësisht ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë. Zhulati ndërkohë ka hyrë nga qeveria shqiptare në listën e 100 fshatrave turistike dhe që sipas banorëve, krimi i fundit që pretendohet se do të ndërmerret ndaj tyre, nuk ka asnjë motiv vecse rrjepje dhe largim masiv të banorëve drejt zonave të tjera.

Fshati Zhulat ndodhet në perëndim të Gjirokastrës dhe banohet nga 300 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu