Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën ditën e sotme në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 15 vitesh i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga kati i katert i pallatit ku jetonin ne lagjen PARTIZAN.

Të afërmit e saj, kanë përcjellë Zhanetën dhe Anisën në banesën e fundit, ku mbi arkivolin e 30-vjeçres Anisa ishte vendosur dhe një vello nuserie. Në një kohë kur të gjithë prisnin që ta përcillnin të rënë nuse, ata e përcollën atë në banesën e fundit. Dy vellezerit e Zhanetes si dhe nje aferme kane qene ata qe kane lotuar me shume gjate ceremonise se sotme ne varrezat e Permetit. Ne ceremonine e sotme ka rene ne sy edhe prezenca e kryetares se Bashkise se Permetit Alma Hoxha si dhe e zyrtareve te tjere bashkiake.

Historia e kësaj familje ka tronditur mbarë opinionin publik në lidhje me detajet e shokuese të vjedhjes së tyre. Anisa Josifi sipas motrës së saj Blerta, 34 vjeç, kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe se familja po priste ringjalljen e saj, ndërsa nuk dihet ende se preja sa kohësh qëndronte e vdekur e ëma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu