Ka startuar procesi zgjedhor në orën 8 të mëngjesit për demokratët e Gjirokastrës të cilët janë thirrur të zgjedhin kreun e ri të kësaj partie me parimin “Një anëtar-Një votë”. Interesimi ka qenë i dukshëm qysh në orët e para të mesditës së sotme ku sipas përllogaritjeve nga komisioni i ngritur me këtë rast, kanë votuar në dy orët e para gati 20% e anëtarësisë me të drejtë vote.

Procesi ka ecur normalisht edhe në degët e PD në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj por në raport me Gjirokastrën, pjesmarrja ka qenë më e ulët. Në Gjirokastër janë thirrur për të votuar 1260 anëtarë me të drejtë vote për të përzgjedhur për kryetar një ndër katër kandidaturat e shpallura për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend për katër vitet e ardhshme.

Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko shprehet se procesi zgjedhor ka ecur normalisht dhe sipas parashikimeve të tij, pjesmarrja do të jetë diku tek 60% deri në përfundim të zgjedhjeve pasi shumë prej anëtarëve rezultojnë të jenë në emigracion.

PD në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit pati një rritje me mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2017 ndërkohë që të kapte deputetin e dytë, i duheshin edhe 1700 vota të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu