Zbulohet shkaku i renies se zjarrit ne banesen Topulli mesditen e sotme ne lagjen Dunavat.

Grupi Hetimor ka dale ne perfundimin se nje furrnele elektrike ngrohese, ka qene shkaku i renies se zjarrit nga ku u gjenerua permes nje shkendije ne rrjetin kryesor te furnizimit me rryme elektrike. Sipas bilancit te kryer nga ekspertet, demi vleresohet te jete gati 120 milione lek nga djegija e baneses tre kateshe e cila ka qene ne pronesi te Fatos Topullit.

Sipas eksperteve, kablli elektrik qe u dogj momentin aktiv te furneles elektrike, ka marre flake si pasoje e nje falsokontakti ne rrjet cka u percoll menjehere ne te gjithe banesen tre kateshe. Ne banese momentin e renies se zjarrit, kane qene pese persona te cilet kane ikur castet e fundit perpara se flaket te pushtonin te gjithe ndertesen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu