Duket se bllokimi i punimeve të memorialit që përkujton masakrën e Hormovës nga andartët grekë në 1914, është kërkuar nga komuniteti i këtij fshati.

I deleguari për bisedime me kreun e Bashkisë së Tepelenës Qemal Nisllaj, për Jugulajm.net pranon këtë fakt duke ecur edhe më tej. Në një intervistë për Jugulajm.net, zoti Nisllaj sqaron se banorët e fshatit Hormovë kanë kërkuar me kohë që në vendin egzistues ku ndodhet memoriali përkujtimor, të ngrihet një vepër më madhështore, një vepër arti historike dhe artistike.

Kësaj kërkese fillimisht i’u përgjigj ish luftëtari i UCK Mecan Zotaj i cili pasi mori aprovimin e banorëve të Hormovës, grumbulloi fonde që ky memorial të rehabilitohet. Së bashku me Bashkinë e Tepelenës, filloi puna për rehabilitimin e memorialit-sqaron Nisllaj-por erdhi momenti që gjithcka të kryhet ne legalitet të plotë pasi nuk kishte kaluar në Këshillin Bashkiak leja e ndërtimit.

Për këtë qëllim, banorët kanë kërkuar nga kryebashkiaku Tërmet Peci ndërprerjen e punimeve deri sat ë zbardhet leja nga ana juridike dhe prej institucioneve të bashkisë-shprehet përfaqësuesi i banorëve të Hormovës. Memoriali do ndërtohet ashtu sic e dëshirojnë banorët-shprehet Qemal Nisllaj i deleguari i banorëve të Hormovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu