Gati 11 persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen e biznesmenit 52 vjeçar Çajup Selimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në katin e dyte te pallatit ku jeton ne lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë.

Komshinjtë dhe të afërmit e biznesmenit kanë deklaruar se i ndjeri nuk ishte problematik dhe se nuk kishin dëgjuar që ai të kishte pasur konflikte më parë. Vrasja e 52 vjeçarit, i ka tronditur komshinjtë të cilët shprehen se u ka ardhur si “bombë”.

Këtu ka shkuar mirë në lagje sa ka qenë këtu. Ka një dyqan që tregton një magazinë me grurë e misër çjanë këto. Skam qenë këtu-tha një prej tyre. Për mua ai mirë se e kam njeriun tim. Nuk e di a ka pasur konflikte, por nuk e besoj-shtoi një tjetër. A ka më keq më e dhimbshme. E njihnin i kemi shtëpitë ngjitur, ne na ra si bombë-deklaroi një fqinje.

Të tronditur jemi se mirë sna vjen. Janë të mirë i njohim. Nuk kishim dëgjuar të kishte konflikte me dikë tjetër-shpreheshin ne shumice per Jugulajm.net komshinj te Cajup Selimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu