Nen sloganin “Te mbrojnë lumenjte, te mbrojme Vjosen” eshte zhvilluar per here te pare ne qytetin e Tepelenes takimi i organizuar nga Agjensia e Menaxhimit te Burimeve Ujore ne bashkepunim me Agjensine Austriake per Zhvillim.
Ne kete takim asistonin perfaqesues te BE nisur edhe nga mbeshtetja e kesaj te fundit per mbrojtjen e lumit Vjose ku synohet zbatimi i legjislacionit europian per ujin.
Drejtoresha e Agjencise se Menaxhimit te Burimeve Ujore Gerta Lubonja, ka pohuar se qellimi i ketij takimi eshte menaxhimi i burimeve ujore.
E pyetur nga Jugulajm.net per problematikat qe ka lumi Vjose si ndotja nga mbetjet urbane, inertet, gërryerja e shtratit te tij apo edhe derdhja e ujrave te zeza, ajo eshte pergjigjur se tashme po hartohet nje plan masash i cili do t’i lihet ne pergjegjesi per zbatim institucionevw perkatese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu