Në rrjetet sociale ka nisur një sfidë ironike, e quajtur: Kur nuk i kërkon llogari Ramës për miliardat, të kërkon llogari për internetin. Gjithçka nisi pasi kryeministri sulmoi me fyerje qytetarët e vendit të tij, duke u thënë se nuk kanë pse ankohen për situatën.

Në komentet e njerëzve, Rama nisi t’u kërkonte llogari se ku i kanë gjetur lekët për internetin. Kaq i madh është zemërimi online ndaj tij, sa zor të ketë një kryeministër që ka qenë kaq jopopullor në vend.

Përveç kësaj sfide, një video është bërë virale. Ajo numëron milionat që shkojnë për koncesionet e miqve të Edi Ramës. Ndërkohë ai ankohet se shteti nuk ka lekë për shqiptarët dhe u kërkon atyre llogari edhe pse marrin frymë.

Mos harrojmë se janë afro 5 miliardë euro koncesione të dhëna nga kjo qeveri. Po ashtu nuk duhet harruar se dhjetëra miliona euro tendera janë dhënë edhe gjatë këtyer dy javëve të vështira për vendin. Vetëm për keqllogaritjet nëpër koncesionet e Ramës, shqiptarët duhet të paguajnë plot 240 milionë euro shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu